.

Search in This Blog

Translate

Monday, June 17, 2013

Albania Tourism, Rera e hedhur Shengjin,Lezh 06/2013


Rëra e Hedhur është një plazh në qarkun e Lezhës në Shqipëri, rreth 5 km në veri-perëndim të Shëngjinit. https://www.facebook.com/media/set/?s...
E kush tha që vetëm bregdeti jonian ofron pamje magjepsëse. Ky plazh quhet Rëra e Hedhur dhe i përket pjesës veri-perëndimore të Shqipërisë, ndodhet ne Shëngjin, Lezhë. Është një perlë e Adriatikut, por shumë pak e njohur. Për vendasit është kthyer tashmë në pikën më të preferuar për të kaluar pushimet, mes kodrave, pishave e detit. Rëra e hedhur ndodhet pas ish-repartit ushtarak në portin e Shëngjinit, rreth 1 km larg.

Pavarësisht se askush nuk ka investuar në këtë zonë, pasi një pjesë e saj është private, e pjesa tjetër e pushtetit vendor, pushuesit që e njohin këtë vend nuk kanë nguruar ta pushtojnë duke përjetuar një relaks të vërtetë mes këtij oazi të Adriatikut. Ky plazh ka një vijë të gjatë bregdetare për shfrytëzim nga grykëderdhja e Bunës deri pranë Shëngjinit. Rëra është deri në 300 metra dhe prania e baticës dhe zbaticës bën që ajo të jetë përherë e pasur me jod. Rruga që të con drejt plazhit Rëra e hedhur është rikonstruktuar, mungojnë vetëm investimet nga operatorët turistikë apo vendorët, që plazhi të frekuentohet në masë. Rëra e virgjër dhe uji i kristaltë e bëjnë një vend mahnitës për të kaluar pushimet verore

No comments:

Post a Comment